Ushtarët e KFOR'it zhvillojnë stërvitje ajrore me helikopter në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtarët e KFOR’it zhvillojnë stërvitje ajrore me helikopter në Prishtinë

    Insajderi
    22 May 2025 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtarët armenë që shërbejnë në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë zhvilluar një stërvitje ajrore me helikopter në selinë e KFOR-it, në Kampin “Film City” në Prishtinë.

    Qëllimi i këtij aktiviteti ishte përmirësimi i procedurave të ngjitjes dhe zbritjes nga helikopteri, me synim rritjen e kapaciteteve për dislokim ajror të trupave.

    KFOR thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të vitit 1999, për të kontribuar në krijimin e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes – në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

    “Ky mision vazhdon të punojë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark