Bitcoin arrin çmimin rekord - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Bitcoin arrin çmimin rekord

    Insajderi
    22 May 2025 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bitcoin vazhdoi rritjen edhe sot, duke arritur një rekord të ri mbi 111,000 dollarë.

    Bëhet e ditur se rritja e çmimit të kriptomonedhës më të madhe në botë vjen pavarësisht nga një rënie në tregjet e aksioneve amerikane të mërkurën.

    Bitcoin zakonisht ka qenë i lidhur me tregjet e aksioneve, veçanërisht me Nasdaq të fokusuar në teknologji.

    Ndryshe, kjo rritje vjen pas një rekordi prej 109 mijë dollarësh – vlerë të cilën Bitcoin e kapi dje – për herë të parë në histori

    Një nga arsyet kryesore për këtë rritje është interesimi në rritje nga institucionet financiare të mëdha, të cilat po shtojnë ekspozimin ndaj Bitcoinit përmes fondeve të tregtuara në bursë (ETF) dhe produkteve të tjera investuese.

    Rritja e çmimit ka sjellë një valë të re entuziazmi në tregun e kriptomonedhave, me shumë analistë që parashikojnë se çmimi i Bitcoinit mund të vazhdojë të rritet edhe më tej në muajt e ardhshëm, sidomos nëse miratohen më shumë rregullime të favorshme dhe rritet pranimi i përdorimit të tij në tregjet globale. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark