Berlini me tone të ashpra kundër Rusisë: Të dalim nga zona e rehatisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Berlini me tone të ashpra kundër Rusisë: Të dalim nga zona e rehatisë

    Insajderi
    22 May 2025 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i ri i stafit të kancelarit gjerman, Thorsten Frei, ka kërkuar masa më të forta kundër Rusisë, në një intervistë të dhënë për Reuters.

    Frei, ka thënë se Gjermania dhe BE-ja duhet të dalin nga “zona e rehatisë” dhe të marrin masa më të forta kundër Rusisë. I pyetur nëse po fliste edhe për ndalimin e importeve të gazit apo uraniumit, Frei tha se “këto janë pikërisht llojet e masave që do ta dëmtonin realisht Rusinë – dhe do të arrinin efektin që synojmë me sanksionet.”

    Ai më tej ka theksuar se paketa e re e sanksioneve të BE-së duhet të jetë shumë më e ashpër, edhe nëse prek disa shtete anëtare.

     “Duhet të ndërmarrim masa që shkojnë përtej status quo-së,” është shprehur Frei.

    Frei gjithashtu ka mbështetur sanksionet ndaj gazsjellësit Nord Stream duke akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se po “luan me kohën” dhe nuk ka interes për paqe.

    Ai ka përmendur edhe bisedimet në Stamboll, duke thënë se “Rusia vazhdoi dhe përshkallëzoi sulmet edhe gjatë bisedimeve në Stamboll, duke treguar se Putin synon të arrijë objektivat ushtarakisht.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark