Limaj ia “grabit” AAK'së Forumin e Intelektualëve, i merr në parti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj ia “grabit” AAK’së Forumin e Intelektualëve, i merr në parti

    Insajderi
    22 May 2025 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka bërë të ditur se Forumi i Intelektualëve do të jenë pjesë e partisë së tij.

    Limaj këtë e ka bërë të ditur në një konferencë të paralajmëruar të enjten, me të cilët ishte në koalicion bashkë me AAK’në, shkruan Insajderi.

    “Sot është një lajm i jashtëzakonshëm për Nismën Socialdemokrate… nga sot e tutje Nismës Socialdemokrate i bashkohet Forumi i Intelektualve, një grup njerëzish, një organizim politik që ka marrë zgjedhje në koalicionin të përbashkët. Po e vazhdojnë jetën e tyre politike dhe kanë zgjedhë të jenë në Nismën Socialdemokrate dhe do të jenë pjesë të pandashme”, deklaroi Limaj. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark