Insajderi
Sport

Zyrtare: Luka Modric largohet nga Real Madridi

Insajderi
22 May 2025 - 16:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zyrtare: Luka Modric largohet nga Real Madridi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht largimin e mesfushorit legjendar Luka Modric, një lajm që ka befasuar tifozët anembanë botës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi spanjoll i dha lamtumirën kapitenit të tyre pas 13 vitesh të jashtëzakonshme.

Modric, 39-vjeçari kroat, iu bashkua Real Madridit në vitin 2012 dhe gjatë kësaj periudhe u shndërrua në një nga lojtarët më të dashur dhe më të suksesshëm në historinë e klubit.

Ai fitoi Topin e Artë në vitin 2018, duke u bërë lojtari i parë përveç Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos që e rrëmbeu këtë çmim që nga viti 2007.

Gjatë karrierës së tij me Real Madridin, Modric ka ngritur 6 herë trofeun e Ligës së Kampionëve dhe ka qenë një figurë kyçe në mesfushën e ekipit.

Ky largim vjen në një kohë kur Real Madridi po përgatitet për një epokë të re nën drejtimin e trajnerit të ri, Xabi Alonso, i cili pritet të marrë frenat e ekipit pas largimit të Carlo Ancelottit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark