Kallas do ta takojë Kurtin sonte në një darkë pune - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kallas do ta takojë Kurtin sonte në një darkë pune

    Insajderi
    22 May 2025 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, do të zhvillojë një darkë pune me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, të enjten mbrëma.

    Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kjo darkë organizohet në kuadër të vizitës së Kallas në Kosovë.

    “Kryeministri në detyrë Kurti sonte në mbrëmje e pret për një darkë pune Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas me rastin e vizitës së saj në vendin tonë. Ky takim do të jetë një mundësi e mirë për të diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Republikës sonë dhe Bashkimit Evropian si dhe temat me interes të përbashkët”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë në detyrë.

    Po ashtu, Kallas gjatë një konference për media pas takimeve me zyrtarët serbë ka bërë thirrje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar rëndësinë që kjo ka për të ardhmen e rajonit.

    “Nuk ka të bëjë vetëm me përmirësimin e marrëdhënieve, por është e një rëndësie esenciale për të ardhmen e Serbisë. Është koha të lihet prapa e kaluara dhe të punohet për të ardhmen e përbashkët. I ftoj përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës të vinë në Bruksel sa më shpejt të jetë e mundur dhe të diskutojnë për hapat konkret përpara”, ka deklaruar Kallas.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark