Murat Yakin e fton për te Zvicra, Xherdan Shaqiri përgjigjet menjëherë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Murat Yakin e fton për te Zvicra, Xherdan Shaqiri përgjigjet menjëherë

    Insajderi
    22 May 2025 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka lënë të hapur derën për një rikthim të mundshëm të Xherdan Shaqirit në Kombëtare, por përgjigja nga superylli i Baselit nuk ka vonuar: për momentin, Zvicra mbetet jashtë planeve të tij, raporton Blick.ch.

    Në një konferencë për shtyp të enjten, Yakin pranoi se kishte tentuar të kontaktonte Shaqirin të mërkurën, një ditë para shpalljes së listës për ndeshjet miqësore të qershorit ndaj Meksikës dhe SHBA-ve. Ai nuk ia doli ta zinte në telefon, por i la një mesazh zanor për ta përgëzuar për sezonin dhe për t’i shprehur dëshirën për një rikthim në ekipin kombëtar.

    “Dera është e hapur. Por gjithçka varet nga ai. Duhet të jetë i gatshëm,” tha Yakin, duke lënë topin në fushën e Shaqirit për eliminatoret e Botërorit që nisin në shtator me ndeshjen ndaj Kosovës në Basel.

    Shaqiri, nga ana tjetër, ka qenë i qartë. Në konferencën e Baselit para përballjes së fundjavës kundër Luzernit, ai u shpreh se është plotësisht i përqendruar te klubi. “Për momentin, dera për Zvicrën është e mbyllur,” deklaroi ai, duke theksuar se angazhimi i tij është te Baseli, ku ka shkëlqyer si lider në fushë dhe golashënues kryesor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark