Operacioni në Prizren kundër korrupsionit - ky është avokati që u arrestua - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Operacioni në Prizren kundër korrupsionit – ky është avokati që u arrestua

    Insajderi
    22 May 2025 - 20:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi merr vesh që, nën udhëheqjen e Kryeprokurorit Petrit Kryeziu, Prokuroria Themelore në Prizren sot ka kryer një operacion të madh kundër korrupsionit.

    Deri tash në pranga kanë rënë tre persona.

    Ata po hetohen për veprën penale “ushtrim i ndikimit”.

    Njëri nga të dyshuarit u kap me para dhe në flagrancë, pasi që kishte premtuar të dëmtuarit se, në këmbim të një shume të konsiderueshme të parave, do të ndikonte për lirimin nga masa e paraburgimit të një personi të dyshuar për fajde.

    Insajderi merr vesh që është arrestuar avokati Bekim Parallangaj.

    Bashkë me të u arrestua edhe zyrtari i gjykatës në Prizren, Nysret Pepniku, i njohur me pseudonimin Ceti.

    Është arrestuar edhe një person tjetër, që po identifikohet se ku ka qenë i angazhuar me punë, por ka shërbyer si ndërmjetës në grup, me emrin Bekim Krasniqi.

    Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark