Kurti: Haradinaj kaloi pragun falë Limajt, Dauti: Po i serviloset pas 20 vjetësh ofendime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Haradinaj kaloi pragun falë Limajt, Dauti: Po i serviloset pas 20 vjetësh ofendime

    Insajderi
    22 May 2025 - 22:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me rikthimin e Fatmir Limajt në Kuvend.

    Kurti kishte thënë se pa përfshirjen e Nismës, AAK nuk do ta kishte kaluar pragun zgjedhor në zgjedhjet e fundit parlamentare.

    Këtë koment Haradinaj e ka cilësuar si servilizëm të Kurtit ndaj Limajt, duke e akuzuar kryeministrin se po shmanget nga përgjegjësitë e tij dhe po e zhvendos vëmendjen nga kriza politike aktuale në vend.

    “E para është kryeministër, shumë më mirë do të ishte me u marrë me përgjegjësitë që i ka marrë edhe si kryetar i VV-së, edhe si përgjegjës për nominimin e kryetares së Kuvendit. Më shumë do t’i bënte nder vetit kryeministri po që se do ishte i fokusuar drejt kësaj teme”, u shpreh Haradinaj në emisionin Debat Plus, përcjell Insajderi.

    Ai shtoi se vendi ndodhet në një situatë kritike, ndërsa Kurti po merret me çështje dytësore dhe po e “terrorizon” shoqërinë me seanca të njëpasnjëshme pa rezultat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

    “Kryeministri del aty si falltore, e na tregon se kush kujt i ndihmoi. Mendoj që nuk është punë e tij. Është një servilosje ndaj zotit Limaj, pas 20 vjetësh ofendime, sharje e akuza që i ka bërë vetë zoti Kurti”, përfundoi Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark