Nis takimi mes Komunës dhe KRM “Pastrimit” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis takimi mes Komunës dhe KRM “Pastrimit”

    Insajderi
    23 May 2025 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Punëtorët e Kompanisë “Pastrimi” kanë vazhduar edhe sot grevën e nisur një ditë më parë pranë objektit të Komunës së Prishtinës.

    Ata po e shprehin pakënaqësinë e tyre përmes vendosjes së kamionëve të punës si shenjë revolte përpara komunës.

    Sipas punëtorëve qëllimi i grevës është paga më të mira, kushte të dinjitetshme pune.

    Njëri nga protestuesit tha se ata janë të vendosur që të qëndrojnë në grevë para komunës, deri në ralizimin e kërkesave të tyre.

    “Prej dje Jemi në grevë dhe do të vazhdojmë deri në plotësimin e kushteve tona që janë publike. Po presim takim me përaqësuesit e komunës dhe se greva do të avzhdojë deri në plotësimin e kushteve”, tha njëri nga protestuesit.

    Ndërsa në këto momente ka filluar takimi në mes të zyrtarëve të komunës së Prishtinës dhe përfaqësuesve të kompanisë “Pastrimi”, ku do të diskutohen kërkesat e  punëtorëve të “Pastrimit”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark