A do ta votonte Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit? – ja si u përgjigj Ramush Haradinaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    A do ta votonte Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit? – ja si u përgjigj Ramush Haradinaj

    Insajderi
    23 May 2025 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij është e hapur për të mbështetur një kandidat unifikues për postin e kryetarit të Kuvendit.

    Haradinaj është pyetur se a do ta votonte kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, për kryetar Kuvendi, U shpreh se ajo nuk është diskutuar në grupin parlamentar dhe se nuk ka një qëndrim personal nëse do ta votojë ose jo.

    “Po mbaj shpresë që do të ketë kandidate unifikuese. Edhe pse nuk është përgjegjësia jonë kemi dhënë një propozim, ne do të japim votën nëse do të propozohet Glauk Konjufca, Saranda Bogujevci, Shqipe Selimi. Nuk mund të jap një mendim, sepse nuk kemi diskutuar në aleancë. Kemi ato situatat e rrugëtimit të tij ndaras dhe nuk mund të jap një përgjigje të saktë. Po vijmë me shpresë që ta bëjmë një zgjidhje. Eshtë rast i rrallë që një parti opozitare është e gatshme për kandidatin unifikues, për fat të keq jemi në një situatë jo të mirë. Shpresoj të ketë reflektim, ka shumë emra të tjerë që mund t’i votojmë.“.

     “E kemi sqaruar këtë temë, ne si deputet i kemi bindjet tona në grup. Nuk e kemi diskutuar kandidaturën e Limajt. Nuk kam qëndrim se a do ta votoj”, tha Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark