“S’jemi në pazar ku shitemi e blihemi” – Donika Gërvalla i reagon Duda Baljes për deklaratën rreth ofertës për pozitën e profesoreshës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “S’jemi në pazar ku shitemi e blihemi” – Donika Gërvalla i reagon Duda Baljes për deklaratën rreth ofertës për pozitën e profesoreshës

    Insajderi
    23 May 2025 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetes Duda Balje, e cila sot konfirmoi publikisht se i është ofruar një pozitë si profesoreshë në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit.

    Balje deklaroi para seancës se nuk e ka pranuar ofertën dhe se nuk do të bëhej pjesë e një “pazari politik”, duke ngritur kështu dyshime për presione apo përpjekje për ndikim në procesin e votimit.

    Në lidhje me këtë deklaratë, Donika Gërvalla, e cila është pjesë e Listës së Vetëvendosjes, tha se nuk është në dijeni për një ofertë të tillë dhe mohoi çdo lloj pazari nga ana e subjektit të saj.

    “Zonja Balje edhe zotëri Hoxha duhet të heqin dorë nga qasja bllokuese sepse s’jemi këtu në pazar ku shitemi e blihemi. Është çështje parimore konstituimi i Kuvendit. Nuk kam informacione për pazare të kësaj natyre”, deklaroi Gërvalla për media përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark