Për herë të parë në Maqedoni të Veriut konfirmohen dy raste të lisë së majmunëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Për herë të parë në Maqedoni të Veriut konfirmohen dy raste të lisë së majmunëve

    Insajderi
    23 May 2025 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni të Veriut njoftoi sot se dy rastet e para të lisë së majmunëve atje.

    Pacientët u testuan me rekomandimin e Klinikës së Sëmundjeve të Lëkurës, dhe përveç lisë së majmunëve, u kryen edhe teste për HIV, sifiliz dhe herpes.

    Analizat laboratorike, të kryera në tre mënyra të ndryshme, konfirmuan rastet. Pas rezultateve të marra, menjëherë u morën masat e duhura dhe u informuan të gjitha institucionet përkatëse – Ministria e Shëndetësisë, Klinika për Sëmundjet e Lëkurës dhe Klinika e Sëmundjeve Infektive.

    Epidemiologët nga Instituti i Shëndetit Publik kanë nisur një anketë të individëve të infektuar për të mbledhur informacionin e nevojshëm për mbrojtje dhe kontroll të mëtejshëm. Pacientët udhëzohen të kontaktojnë Klinikën e Sëmundjeve Infektive për monitorim dhe trajtim, raporton Alsat-M.

    Nga ky institut theksojnë se nuk ka vend për panik, pasi të gjitha institucionet po marrin shpejt dhe profesionalisht masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark