Trump reagon ashpër ndaj BE-së: U krijua për të përfituar nga SHBA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump reagon ashpër ndaj BE-së: U krijua për të përfituar nga SHBA

    Insajderi
    23 May 2025 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas lajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump se po rekomandon një tarifë prej 50% kundrejt Bashkimit Evropian, ai ka ngritur edhe pretendime të tjera, duke thënë se BE është krijuar për të përfituar nga SHBA në fushën e tregtisë.

    Në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump është shprehur me fjalët:

    “Bashkimi Evropian, i cili u formua me qëllimin kryesor për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara në TREGTI, ka qenë shumë i vështirë për t’u trajtuar.

    Barrierat e tyre të fuqishme tregtare, taksat e larta mbi vlerën e shtuar (TVSH), penalitetet qesharake për korporatat, barrierat jotregtare, manipulimet monetare, paditë e padrejta dhe të pajustifikuara ndaj kompanive amerikane dhe të tjera, kanë çuar në një deficit tregtar me SHBA-në prej më shumë se 250 miliardë dollarë në vit – një shifër plotësisht e papranueshme. Diskutimet tona me ta nuk po shkojnë askund!”

    “Prandaj, po rekomandoj një tarifë të drejtpërdrejtë prej 50% ndaj Bashkimit Evropian, duke filluar më 1 qershor 2025. Nuk do të ketë tarifë nëse produkti ndërtohet ose prodhohet në Shtetet e Bashkuara. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!” ka shkruar Trump.

    Sipas Reuters, Komisioni Evropian ka refuzuar të komentojë mbi rekomandimin e presidentit amerikan për vendosjen e një tarife prej 50% ndaj mallrave nga Bashkimi Evropian duke filluar nga 1 qershori.

    Komisioni ka bërë të ditur se do të presë derisa të zhvillohet një bisedë telefonike mes shefit të tregtisë së BE-së, Maros Sefcovic, dhe homologut të tij amerikan, Jamieson Greer.

    Kosova aranzhon miqësoren e dytë për muajin qershor
    Read more


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark