Anton Quni akuzon VV-në për bashkëpunim të fshehtë me Listën Serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Anton Quni akuzon VV-në për bashkëpunim të fshehtë me Listën Serbe

    Insajderi
    23 May 2025 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bashkëpunim të fshehtë me Listën Serbe.

    “Vetëvendosje në diskursin e saj publik e ka konsideruar Listën Serbe si një organizatë ndaj së cilës duhet pasur shumë kujdes, duke e cilësuar si të dirigjuar nga Beogradi me misione dhe detyra të ndryshme. Por në prapaskenë, janë zhvilluar bashkëbisedime dhe dakordime për veprime të përbashkëta”, deklaroi Quni.

    Ai shtoi se është i bindur që një pjesë e deputetëve të Listës Serbe do të kishin votuar me votim të fshehtë të nominuarën e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu në përputhje me marrëveshjen e supozuar me Vetëvendosjen.

    “Unë jam i bindur që ata do të votonin, por pastaj e gjithë ushtria kibernetike do të sulmonte deputetët e partive të tjera, duke pretenduar se ata e kanë votuar”, u shpreh ai në një intervistë në emisionin FIVE në RTV Dukagjini.

    Ai ka folur edhe për bllokun e LDK-së ndaj LVV-së.

    Quni ka thënë se LDK ka një përvojë me LVV-në gjatë qeverisjes së përbashkët.

    “Nga ana e Vetëvendosjes nuk është përmbajtur atyre marrëveshjeve paraprake se si do të duhej të sigurohej qëndrueshmëria e një qeverie. Pastaj, ky hendek thellohet gjatë mandatit të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, që e ka futur shtetin në një izolim. Nuk kemi thuajse fare marrëdhënie diplomatike me qendrat e vendimmarrjes, me partnerët tanë, me aleatët tanë. Nuk ka ndonjë perspektivë për integrime euroatlantike, dhe çështjet tona të brendshme, siç është zhvillimi ekonomik, nuk ka”, ka thënë ai. /Dukagjini/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark