Arrestohet një 25-vjeçar në Shtime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një 25-vjeçar në Shtime

    Insajderi
    24 May 2025 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se një 25-vjeçar me inicialet Sh.Ll. është arrestuar me dyshimin se ka vjedhur një veturë sot në mëngjes në Shtime.

    “Më 24 maj 2025, rreth orës 08:00, në stacionin policor në Shtime është raportuar një rast i vjedhjes së veturës, e cila dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 06:30 në rrugën “De Rada”. Automjeti i llojit Renault  me targa vendore ishte e parkuar para shtëpisë së ankuesit”, tha policia.

    Pas raportimit, policia tha se njësia e hetimeve, nën autorizim të prokurorit të shtetit, ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe rreth orës 11:30 ka identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin Sh. Ll.(M/K) , 25 vjeç.

    Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Automjeti i është kthyer pronarit në gjendje të mirë dhe pa dëmtime, shtoi policia


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark