Gjykata merr vendim për të dyshuarit e arrestuar për vepren penale “Ushtrim i ndikimit” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata merr vendim për të dyshuarit e arrestuar për vepren penale “Ushtrim i ndikimit”

    Insajderi
    24 May 2025 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një operacion i gjerë kundër korrupsionit është zhvilluar të mërkurën në Prizren. Gjatë aksionit janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Ushtrim i ndikimit”.

    Të dyshuarit në prezencë të avokatëve mbrojtës janë intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria , i’u caktohet masa e ndalimit për 48 orë”. 

    Insajderi raportoi se ishte arrestuar avokati Bekim Parallangaj. Bashkë me të ishte arrestuar edhe zyrtari i Gjykatës në Prizren, Nysret Pepniku, i njohur me pseudonimin Ceti.

    Si dhe një person tjetër, i cili ishte në proces identifikimi sa i përket vendit të punës, por që kishte shërbyer si ndërmjetës në grup, me emrin Bekim Krasniqi.

    Të njëjtëve tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata në Gjilan, ndërsa kërkesa ishte bërë nga Prokuroria.

    Të dyshuarit, në bashkëveprim, dyshohet se i kanë premtuar një viktime ndikim në vendimmarrje te një zyrtar publik për lirimin nga paraburgimi të një personi të dyshuar për rastin “Fajdeja”.

    “Sektorin Rajonal i Hetimeve/DRP- Prizren, pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren sot me datë 22.05.2025 ka filluar realizimin e operacionit policor për arrestimin e personave të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Ushtrim i ndikimit”, të cilët në bashkëveprim i kane premtuar një viktime, se nê emër të personit zyrtar do të ndikojnë në vendimmarrje tek personi zyrtar, për lirimin e një te dyshuari nga paraburgimi, i cili është i dyshuar për rastin “Fajdeja”, tha Bytyqi. 

    “Gjatë operacionit policor i dyshuari nr.1 (i pa punë), i dyshuari nr.2.(shofer ne Gjykatën Themelore ne Prizren) dhe i dyshuari nr.3 (avokat) janë arrestuar dhe shoqëruar në ambientet e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark