Këngëtari i njohur diagnostikohet me sëmundjen e rrallë në tru, detyrohet t'i anuloj koncertet - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Këngëtari i njohur diagnostikohet me sëmundjen e rrallë në tru, detyrohet t’i anuloj koncertet

    Insajderi
    24 May 2025 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Billy Joel ka anuluar të gjitha datat e ardhshme të koncerteve në kuadër të turneut të tij, pasi u diagnostikua me një sëmundje të rrallë në tru.

    Këngëtari dhe kompozitori 76-vjeçar – i njohur për hitet klasike si “Piano Man”, “Uptown Girl” dhe “We Didn’t Start the Fire” – po pranon”kujdes të shkëlqyer” dhe është “plotësisht i përkushtuar për t’i dhënë përparësi shëndetit të tij”, thuhet në një deklaratë.

    Ai vuan nga Hidrocefalia me Presion Normal (NPH), e cila shkaktohet nga një grumbullim lëngjesh në tru dhe shkakton probleme me dëgjimin, shikimin dhe ekuilibrin e tij.

    Pasi mjekët i thanë të ndalonte së performuari drejtpërdrejt, ai ka anuluar 17 data në vitet 2025 dhe 2026, duke përfshirë shfaqjet në stadium në Murrayfield në Edinburg dhe Anfield në Liverpool verën e ardhshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark