Gjesti përmend sërish Eglin në koncert, ua "mbyll" gojën të gjithëve me komenti e tij - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Gjesti përmend sërish Eglin në koncert, ua “mbyll” gojën të gjithëve me komenti e tij

    Insajderi
    24 May 2025 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në vazhdimësinë e koncertëve të tij, natën e mbrëmshme Gjesti ishte në Suedi për të performuar.

    Mirëpo, gjatë performances së tij, Gjesti surprizoi fansat me një deklaratë, e cila i dha fund spekulimeve për lidhjen e tij me Eglin.

    Teksa po përgatitej të këndonte këngën e tij të radhës, Gjesti u shpreh: “Për inat të EX-ave edhe një këngë”.

    Por, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte reagimi që pasoi nga turma, gjë që e bëri momentin edhe më të veçantë. Një zë nga publiku thirri emrin e Eglit, duke aluduar se mes tyre çdo gjë ka përfunduar.

    Mirëpo reagimi i Gjestit ishte i menjëhershëm dhe i qartë: “Ajo nuk është ex-i im.”

    Kjo përgjigje e shkurtër por e fortë u përjetua si një konfirmim publik i lidhjes së tij me Eglin, duke treguar se pas daljes nga “Big Brother Albania”, dyshja jo vetëm që janë bashkë, por edhe po e shijojnë lidhjen e tyre larg zhurmës së rrjeteve sociale. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark