Çitaku: Situatë e papranueshme për qytetarët, bej apel për reflektim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku: Situatë e papranueshme për qytetarët, bej apel për reflektim

    Insajderi
    25 May 2025 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas dështimit për herë të 21-të të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, tha se kjo situatë është e papranueshme për qytetarët e vendit.

    Ajo tha se qytetarët e Kosovës nuk kanë votuar për bllokadë, duke kërkuar reflektim nga partitë politike.

    “Qytetarët e Kosovës nuk kanë votuar për bllokadë, qytetarët kanë votuar për të ndërtuar institucione të reja të cilat do të duhej të ballafaqoheshin me sfidat e qytetarëve tanë”, ka thënë para gazetarëve Çitaku.

    Ajo ka bërë thirrje për reflektim.

    “Bej apel që të reflektojnë, që të ecim tutje”, tha Çitaku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark