“Një gropë turpi dhe rreziku”- Kenan Gashi drejton akuza ndaj komunës së Kaçanikut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Një gropë turpi dhe rreziku”- Kenan Gashi drejton akuza ndaj komunës së Kaçanikut

    Insajderi
    25 May 2025 - 13:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kenan Gashi, aktivist i njohur dhe përfaqësues i rrjetit të OJQ-ve “Avonet”, ka ngritur një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj një zyrtari të lartë komunal në Kaçanik, duke e cilësuar atë si përgjegjës për gjendjen e mjerueshme të rrugës “Komandant Bardhi” në fshatin Begracë.

    Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Gashi shpreh shqetësim për gjendjen infrastrukturore të kësaj rruge që, sipas tij, ka rëndësi të veçantë për qytetarët e rajonit të Gjilanit që udhëtojnë drejt Shkupit dhe Tetovës.

    Sipas Gashit, rruga është shndërruar në një “gropë të madhe turpi dhe rreziku”, ku dëmet e përditshme në automjete janë bërë barrë e qytetarëve. Ai thekson se kjo situatë është pasojë direkte e papërgjegjshmërisë së autoriteteve lokale, në veçanti e një drejtori që sipas tij “nuk njeh as ligj, as përgjegjësi”.

    “Vozitësit detyrohen të përballen me dëme të vazhdueshme në automjetet e tyre – goma, felnë, maska – për shkak të një rruge të shkatërruar nga ata që marrin paga për ta rregulluar”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tij./ Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark