Dafina Zeqiri në telashe? Mospajtime mes ekipit dhe bashkëshortit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Dafina Zeqiri në telashe? Mospajtime mes ekipit dhe bashkëshortit

    Insajderi
    25 May 2025 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e pandalshme Dafina Zeqiri më në fund i dha vetes një stop.

    Teksa është në fund të pritjes së ëmbël, ajo përmbylli turin e koncerteve për t’u shkëputur për një periudhë kohore me rastin e mëmësisë. E duket se ky vendim është reflektuar në përbërjen e ekipit të këngëtares.

    Prive By Liberta Spahiu mëson se kanë shpërthyer pakënaqësitë të cilat kanë çuar në ndarjen e ekipit.

    Me Dafinën rrugët i ka ndarë menaxheri i saj shumëvjeçar Pëllumbi dhe të tjerë emra nga ekipi. Një situatë e tillë është tashmë e verifikueshme edhe në rrjete sociale ku ata nuk ndiqen me njëri-tjetrin.

    Jo zyrtarisht, thuhet se Pëllumbi ka pasur mospajtime me bashkëshortin e Dafinës, Kreshnikun.

    Dafina Zeqiri ka bashkëpunuar me Pëllumbin për afro një dekadë.







    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark