Insajderi
Lajme

E Fundit: Ky është personi që u gjet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë

Insajderi
25 May 2025 - 14:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E Fundit: Ky është personi që u gjet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një persin është gjetur i vdekur në Prishtinë, shkruan Insjaderi.

Trupi i tij është gjetur në banesën e tij në rrugën “Fan Noli”.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë e ka konfirmuar lajmin për Insajderin. Ajo tha se personi është gjetur rreth orës 10:00.

“Rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete është gjetur në rrugën “Fan Noli”. Vdekjen e viktimës (mashkull, shtetas i huaj) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, tha ajo/

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se personi i vdekur është Selcuk Atabay, 79 vjeçar, shtetas i Turqisë.

Viktima është konstatuar pa shenja jete nga ekipi i emergjencës që ka dalë në vendngjarje pas thirrjes së parë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark