Bëhet viral video nga momenti kur ylli i muzikës Shakira rrëzohet në skenë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Bëhet viral video nga momenti kur ylli i muzikës Shakira rrëzohet në skenë

    Insajderi
    25 May 2025 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shakira po bën një rikthim të fuqishëm në skenë me turneun e saj botëror “Las Mujeres Ya No Lloran”, i cili filloi në shkurt. Turneu ka emocionuar audiencën në të gjithë Amerikën me përzierjen e saj karakteristike të popit, rokut dhe stilit latin, përcjell Insjaderi.

    Gjatë koncertit të saj më 20 maj në Montreal, një moment viral pushtoi internetin kur Shakira rrëshqiti dhe ra në mes të performancës gjatë “Whenever, Wherever”. Por superylli 48-vjeçar e shndërroi incidentin në një spektakël, duke buzëqeshur, duke u rrokullisur me elegancë dhe duke vazhduar sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

    Më shumë shfaqje janë planifikuar të mbahen në SHBA, Amerikën Latine, ndërsa më vonë edhe në Europë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark