Don Xhoni u shoqërua në stacion nga policia, sqaron rastin lidhur me armën e gjetur në veturë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Don Xhoni u shoqërua në stacion nga policia, sqaron rastin lidhur me armën e gjetur në veturë

    Insajderi
    25 May 2025 - 20:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona janë kapur me armë zjarri dhe fishekë në veturë në Drenas. Në mesin e tyre ka qenë edhe reperi Don Xhoni.

    Ngjarja ka ndodhur sot, kur njësitë e Reagimit të Shpejtë kanë ndalur një veturë të tipit Land Rover, për kontroll në fshatin Poklek. Gjatë kontrollit, në fiokun e veturës është gjetur një armë zjarri e tipit “DERYA” 9x19mm dhe një karikator me 10 fishekë.

    Sinjali raporton se arma në fjalë nuk i përkiste Don Xhonit, por ishte në pronësi të djalit të axhës së tij, i cili e posedon armën me leje dhe me autorizim për lëvizje drejt poligonit të qitjes.

    Sipas rrethanave të sqaruara në Polici, një ditë më parë, djali i axhës së Don Xhonit kishte përdorur veturën e tij dhe kishte harruar armën në fiokun e mesit.

    Artisti, i cili të nesërmen, pra sot, ka dalë me veturë, nuk ka qenë në dijeni për praninë e armës dhe e ka kuptuar vetëm në momentin kur Policia e ka ndaluar për kontroll.

    Në një prononcim Don Xhoni ka deklaruar: “Policia ka qenë shumë korrekte dhe profesionale gjatë gjithë trajtimit. Jam shoqëruar në stacion ku kam sqaruar të gjitha rrethanat. Më pas ka ardhur edhe djali i axhës, pronari i armës dhe ka dhënë deklaratën e tij. Gjithçka është sqaruar.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark