Ngërçi në Kuvend, LDK'ja thotë se Vetëvendosja ua kontaktoi më shumë se dy deputetë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngërçi në Kuvend, LDK’ja thotë se Vetëvendosja ua kontaktoi më shumë se dy deputetë

    Insajderi
    26 May 2025 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkëpunimin që nuk e gjeti në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje është duke e kërkuar te deputetët e saj në mënyrë individuale. Nga LDK-ja kanë konfirmuar se së paku dy deputetë të saj janë kontaktuar nga VV-ja, porse janë unik si parti në qëndrime. Në Vetëvendosje kanë mohuar këto pretendime.

    Lëvizja Vetëvendosje nuk është mjaftuar me refuzimet që ka marrë nga Lidhja Demokratike e Kosovës për bashkëpunim drejt formimit të institucioneve të reja.

    Pas kryetarit të saj, Lumir Abdixhikut, Vetëvendosje ka filluar të kontaktojë deputetët e LDK-së në mënyrë individuale.

    Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se më shumë se dy kolegë të tij janë kontaktuar nga VV-ja.

    Por, sipas tij, një mënyrë e tillë, ndonëse legjitime, nuk sjell stabilitet e zhbllokim të situatës.

    “Përtej dyve, ma shumë janë kontaktu por është çështje që ata/ato i kanë zbardhë vet këto takime që nënkupton që LDK-ja është unike, na veprojmë bashkë dhe jemi të interesum me i dhanë oksigjen politik krejt kësaj situate”, ka deklaruar Haziri. /Koha


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark