"Shuplaka" e Brigette ndaj Macronit, Pallati Elysee: Ishte vetëm moment afërsie - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Shuplaka” e Brigette ndaj Macronit, Pallati Elysee: Ishte vetëm moment afërsie

    Insajderi
    26 May 2025 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron të hënën e minimizoi incidentin ku gruaja e tij, Brigitte, duket se e goditi atë në fytyrë teksa çifti mbërriti në Vietnam në fillim të një turneu në Azinë Juglindore.

    Në një video që u shpërnda në rrjete sociale, Brigitte Macron duket se e goditi burrin e saj përpara se ai të zbriste nga avioni presidencial vonë të dielën, raporton Reuters, percjell Insajderi.

    Ajo mbeti për një moment e fshehur pas avionit, duke bllokuar çdo pamje të gjuhës së trupit të saj. Çifti më pas zbriti shkallët së bashku.

    Një zyrtar i Pallatit të Elysee e minimizoi momentin, duke mohuar se tregonte një grindje midis çiftit, të cilët janë të martuar që nga viti 2007: “Ishte një moment kur presidenti dhe gruaja e tij po relaksoheshin për herë të fundit para fillimit të udhëtimit duke qeshur”.

    “Ishte një moment afërsie”, tha zyrtari. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark