Sali Berisha nuk përjashton grevën e urisë: Nuk i njohim zgjedhjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sali Berisha nuk përjashton grevën e urisë: Nuk i njohim zgjedhjet

    Insajderi
    26 May 2025 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike nuk ka përjashtuar mundësinë që opozita të futet në grevë urie në shtator kur nis sesioni i ri parlamentar.

    I pyetur nga gazetarja Berisha tha se greva e urisë nuk përjashtohet dhe se do i bindë shqiptarët që zgjedhjet e 11 majit ishin farsë.

    “Apsolutisht i gatshëm ta udhëheq deri në fitore. Me shembullin personal, tu rikthej shqiptarëve votën e lirë. Asgjë nuk përjashtohet, asnjë variant. Rëndësi për ne ka që shqiptarët me ndërgjegje të plotë të binden se kjo ishte një farsë dhe ajo që paraqet propaganda e qeverisë”, ishte përgjigjja e Berishës.

    Duke i konsideruar zgjedhjet e 11 majit farsë, Berisha përsëriti edhe njëherë se Partia Demokratike nuk i njeh këto zgjedhje.TCH


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark