Serbia ndalon ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia ndalon ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje

    Insajderi
    26 May 2025 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, është ndaluar në pikën kufitare në Merdarë nga autoritetet e Serbisë.

    Në njoftim bëhet e ditur se MPJD ka njoftuar misionet diplomatike të shteteve të QUINT’it dhe BE’në për të siguruar informacione zyrtare lidhur me rastin.

    Reagimi i plotë:

    Njoftim për ndalimin e ish-deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Serbi

    Sot paradite, më 26 maj 2025, jemi njoftuar për ndalimin e ish-deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Gramos Agusholli, nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merdarë, ndërsa ishte në tranzit drejt Sllovenisë.

    Lidhur me këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovë në Serbi ka njoftuar misionet diplomatike të shteteve të KUINT-it dhe Zyrën e BE-së në Beograd.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar menjëherë misionet diplomatike të shteteve të KUINT-it dhe Zyrën e BE-së në Kosovë, si dhe ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar informacione të plota dhe zyrtare në lidhje me rastin.

    MPJD dënon fuqishëm këtë veprim arbitrar të autoriteteve serbe dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë menjëherë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të z. Gramos Agusholli dhe ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat bien ndesh me parimet themelore të të drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të mbajë të informuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë për çdo zhvillim të mëtejshëm në lidhje me këtë rast. Çdo informacion i ri do të shpërndahet menjëherë pas konfirmimit zyrtar. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark