Osmani nga Daytoni: Është koha që NATO t’i hap dyert partnerëve si Kosova - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani nga Daytoni: Është koha që NATO t’i hap dyert partnerëve si Kosova

    Insajderi
    26 May 2025 - 19:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë fjalimin që ka mbajtur para Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Dayton të SHBA-ve.

    Në fjalimin e saj, Osmani tha se Kosova i beson NATO-s dhe angazhimit të palëkundur të kësaj Aleance për paqen.

    “Në Kosovë ne besojmë në fuqinë e transparencës së kësaj Aleance, jo vetëm për fuqinë ushtarake, jo vetëm për arritjet strategjike por për angazhim i palëkundur për paqen”, tha Osmani.

    Tutje, Osmani ka thënë se është koha që NATO t’i hapë dyert për Republikën e Kosovës.

    “Kosova po e bën pjesën e saj. Është koha që NATO t’i hap dyert partnerëve si Kosova”, tha Osmani.

    Ndër tjerash, Osmani tha se lufta në Ukrainë na rikujton se paqja nuk është e garantuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark