Aksident i rëndë në minierën e Katjelit në Përrenjas, humb jetën minatori 57-vjeçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Aksident i rëndë në minierën e Katjelit në Përrenjas, humb jetën minatori 57-vjeçar

    Insajderi
    26 May 2025 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në minierën e Katjelit në Përrenjas.

    Një minator ka humbur jetën.Viktima është Syrja Bego, i cili u zu poshtë nga një gur mineral.

    Aksidenti ndodhi në një minierë kromi e marrë në përdorim nga një koncesionar.

    “Rreth orës 18:00, në fshatin Katjel, Prrenjas, dyshohet se gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi S. B., 57 vjeç”, njofton policia.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark