Kurti reagon për ndalimin e Agushollit: Provë që Serbia s’do marrëdhënie normale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti reagon për ndalimin e Agushollit: Provë që Serbia s’do marrëdhënie normale

    Insajderi
    26 May 2025 - 22:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se shteti serb nuk lëshon rast për të dëshmuar se nuk synon marrëdhënie normale e fqinjësore me Kosovën, teksa foli për rastin e ndalimit të ish-deputetit Gramos Agusholli, në pikën kufitare të Merdarit.

    Kurti ka shkruar në Facebook se praktika të tilla që përdoren nga Serbia “me qëllim keqtrajtimi e frikësimi të qytetarëve duhet të dënohen zëshëm dhe njëzëri edhe nga komuniteti ndërkombëtar”.

    Ai është shprehur se ndalimi i Agushollit është një prej provave që Serbia nuk dëshiron raporte normale.

    “Serbia nuk lëshon rast për ta dëshmuar se nuk do e as synon marrëdhënie normale e fqinjësore. Ndalimi i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gramos Agushollit nga autoritetet e shtetit serb në pikën kufitare në Merdarë për orë të tëra është prova e radhës. Praktika të tilla që përdoren në vazhdimësi me qëllim keqtrajtimin dhe frikësimin e qytetarëve tanë duhet të dënohen zëshëm dhe njëzëri edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Përgëzoj institucionet tona dhe shtetet partnere për reagimin e shpejtë dhe të suksesshëm. Gramosit i dëshiroj qëndrim të mbarë në Lubjanë”, ka shkruar Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark