E konfirmuar: Lamine Yamal rinovon kontratën me Barcelonën - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    E konfirmuar: Lamine Yamal rinovon kontratën me Barcelonën

    Insajderi
    26 May 2025 - 22:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Barcelona dhe Lamine Yamal kanë arritur marrëveshje për një kontratë të re për 17-vjeçarin, sipas disa raportimeve të ndryshme. 

    Adoleshenti pati një rritje të shpejt në botën e futbollit dhe blaugranasit tanimë e konsiderojnë atë si një gurthemel të së ardhmes së tyre. 

    Agjenti i tij Jorge Mendes ishte në Barcelonë të hënën për të diskutuar disa çështje të transferimeve me klubin, por kontrata për Lamine Yamal ishte në krye të agjendës. 

    Kjo çështje ishte diskutuar publikisht që nga dhjetori, por Lamine Yamal gjithmonë kishte siguruar se nuk do të largohej nga Barcelona. 

    Sipas Mundo Deportivo, dy ose tri detaje mbetet të diskutohen pas takimit të fundit mes Mendes dhe presidentit të Barcelonës, Joan Laporta. 

    Fabrizio Romano ka pretenduar se marrëveshja do të zgjasë deri në 2031, ani pse ideja fillestare ishte që rinovimi të bëhej deri në 2030. 

    Lamine Yamal mund ta nënshkruajë kontratën e re jo më larg se nesër, me marrëveshjen e plotë që duket tashmë e pashmangshme


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark