Aksion simbolik kundër bllokadës së Kuvendit: 120 rroga, 0 përgjegjësi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksion simbolik kundër bllokadës së Kuvendit: 120 rroga, 0 përgjegjësi

    Insajderi
    27 May 2025 - 10:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizatat e shoqërisë civile kanë zhvilluar një performancë simbolike para Kuvendit të Kosovës, për të shprehur pakënaqësinë ndaj bllokimit të procesit të konstituimit të këtij institucioni.

    Aksioni simbolik u organizua në prag të përpjekjes së 22-të për konstituimin e Kuvendit.

    Para hyrjes së Kuvendit janë vendosur ulëse që simbolizonin sallën plenare, ndërsa mbi to ishin vendosur pankarta me mesazhe që, sipas organizatorëve, pasqyrojnë papërgjegjësinë e deputetëve.

    Disa nga mesazhet e vendosura në karriget simbolike ishin: “120 rroga, 0 përgjegjësi”, “Deri kur?”, “Cirku i demokracisë”, “Ky nuk është serial – është shteti ynë”, “Për çka ju kemi zgjedhur?”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark