
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka thënë se zgjidhja e ngërçit politik vjen vetëm kur politikanët të jenë të arsyeshëm.
Ai thotë kjo nuk varet prej tij, por prej krerëve të partive politike. Sipas tij, as sot nuk ka diçka të re.
“Unë për sot nuk pres diçka të re edhe pse do të dëshiroja sepse u bë shumë gjatë, por kjo nuk varet prej meje por prej krerëve të partive politike. Unë jam vetëm drejtues teknik. Ka keqkuptime më thonë pse spo i jep zgjidhje kësaj pune, unë nuk jam as për ti dhënë zgjidhje as për të mos i dhënë. As ta imponoj mëynrën e votimit, as si të mos votojnë. Mirëpo tash më ka ra hise për shkak të moshës, jo për shkak të ndonjë privilegji tjetër”.
Dehari foli edhe sa i përket deklarimeve se po keqpërdoret nga partia e tij, raporton Paparci.
“Unë e kam dëgjuar, por nuk dua të merrem me ta. Thonë Avni Dehari e ka një skenar të sekretarisë e një skenar të Albin Kurtit. Skenari vazhdimisht na vje prej sekretarisë. Më vje mua e Sala Jasharit. Skenari do të ndryshojë kur krerët e partive politike merren vesh, atëherë sjellin një skenar dhe do të isha i lumtur ti jepet fund këtij ngërçi”.