Prokurori jep detajet për bastisjen tek ministria e Pecit: Po hetohet dhënia me qera e fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokurori jep detajet për bastisjen tek ministria e Pecit: Po hetohet dhënia me qera e fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore

    Insajderi
    27 May 2025 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokurori i Prokurorisë Speciale, Admir Shala ka dhënë detaje lidhur me bastisjen tek Ministria e Bujqësisë që ndërlidhet me dyshimet për tenderin për ndërtimin e fabrikës për mbetjet shtazore, shkruan Insajderi.

    Ai ka thënë se hetimet janë duke u zhvilluar mbi dyshimet për mënyrën e dhënies me qera të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore.

    Ai bëri të ditur se përpos Ministrisë së Bujqësisë, bastisjet janë duke u zhvilluar edhe tek Agjencia për Zhvillim Bujqësor, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe tek lokacionet e kompanisë fituese.

    “Hetimi është duke u zhvilluar me dhënien me qera të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore. Jemi duke i zhvilluar hetimet me qellim të marrjes së informacioneve konkrete për zbardhjen e rastit. Jemi në fazën e hetimeve dhe nuk mund të jep më shumë detaje. Janë duke u bastisur Ministria e Bujqësisë, Agjencia për Zhvillim Bujqësor, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe tek lokacioni i kompanisë fituese të tenderit” tha prokurori.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark