Insajderi
Lajme

Përpos ministrisë së Pecit, bastisjet po zhvillohen dhe tek kompania fituese e tenderit, AUV dhe AZHB

Insajderi
27 May 2025 - 12:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përpos ministrisë së Pecit, bastisjet po zhvillohen dhe tek kompania fituese e tenderit, AUV dhe AZHB
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke kryer bastisje në katër lokacione. Tek Ministria e Bujqësisë, Agjencia për Zhvillim Bujqësor, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe tek lokacioni i kompanisë fituese të tenderit për përpunimin e mbetjeve shtazore, shkruan Insajderi.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Admir Shala ka dhënë detaje lidhur me bastisjen që ndërlidhet me dyshimet për tenderin për ndërtimin e fabrikës për mbetjet shtazore.

Ai ka thënë se hetimet janë duke u zhvilluar mbi dyshimet për dhënie me qera të fabrikës  për përpunimin e mbetjeve shtazore.

Ai bëri të ditur se përpos Ministrisë së Bujqësisë, bastisjet janë duke u zhvilluar edhe tek Agjencia për Zhvillim Bujqësor, Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit dhe tek lokacionet e kompanisë fituese.

“Hetimi është duke u zhvilluar me dhënien me qera të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore. Jemi duke i zhvilluar hetimet me qellim të marrjes së informacioneve konkrete për zbardhjen e rastit. Jemi në fazën e hetimeve dhe nuk mund të jep më shumë detaje. Janë duke u bastisur Ministria e Bujqësisë, Agjencia për Zhvillim Bujqësor, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe tek lokacioni i kompanisë fituese të tenderit” tha prokurori.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark