Haxhiu: Nismën i e shohim partnerë për qeverisje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Nismën i e shohim partnerë për qeverisje

    Insajderi
    27 May 2025 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Albulena Haxhiu ka insistuar se duhet të vazhdohet me votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

    Për bashkëpunimin e mundshëm mes LVV-së dhe Nismës së Fatmir Limajt, Haxhiu tha se i shohin këta të fundit si partnerë.

    “Ne kemi theksuar që i shohim si partnerë tanë. Për këtë ka pasur disa takime. Diskutimet vazhdojnë për këtë qëllim dhe urojmë të përmbyllen sa më parë.

    Para Qeverisë është Kuvendi. Kemi shumë punë për të bërë, kemi shumë plane në Qeverinë Kurti 3, prandaj është shumë e rëndësishme të konstituohet Kuvendi. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me partitë politike për konsituimin e Kuvendit, por asnjëherë nuk do t’i pranojmë kërkesat e tyre që janë të paarsyeshme”, tha Haxhiu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark