Bonus edhe për Top të Artë, Yamal pritet të bëhet lojtari më i paguar në Barcelonë - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Bonus edhe për Top të Artë, Yamal pritet të bëhet lojtari më i paguar në Barcelonë

    Insajderi
    27 May 2025 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mungon veç zyrtarizimi, por tashmë janë hequr krejt dilemat.

    Lamine Yamal do ta nënshkruajë shumë shpejt kontratën e re me Barcelonën.

    Palët kanë arritur marrëveshje që ta vazhdojnë bashkëpunimin deri në vitin 2031.

    E në ndërkohë, në pritje të zyrtarizimit, mediat e huaja kanë nisur të zbulojnë detaje të kontratës së re të super-talentit spanjoll.

    Gjiganti katalunas në fakt e ka përfshirë edhe Topin e Artë në kontratën e re të kampionit evropian me Spanjën.

    Në fakt, në kontratë është përmendur një klauzolë, përmes së cilës 17 vjeçari do të marrë pagesë ekstra si bonus nëse e fiton këtë çmim prestigjioz.

    Marrëveshja është arritur dhe do të vlejë deri në qershor 2031, ndërsa klauzola e shkëputjes së saj do të jetë 1 miliard euro.

    Lamine Yamal po ashtu mund të bëhet lojtari më i paguar i skuadrës aktuale të Barcelonës nëse do të aktivizohen të gjitha bonuset në kontratën e tij të re.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark