KQZ shkatërron materialin që u përdor për zgjedhjet e fundit në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ shkatërron materialin që u përdor për zgjedhjet e fundit në Kosovë

    Insajderi
    27 May 2025 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për shkatërrimin e materialit zgjedhor nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025, përcjell Insajderi.

    “Po ashtu, KQZ mori vendim për shkatërrimin e materialit zgjedhor nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025. Sipas vendimit të KQZ-së, në mesin e materialeve që do t’i nënshtrohen shkatërrimit janë fletëvotimet, listat e votuesve, formularët e rezultateve të subjekteve dhe të kandidatëve, e të tjera. Materialet që janë pjesë e hetimit nga organet ligjzbatuese do të ruhen deri në përfundim të procedurave përkatëse.”

    Njoftimi i plotë:

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 34-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

    Në fillim të mbledhjes, KQZ mori vendim për organizimin e një punëtorie në bashkëpunim me Komisionin e Venecias në javën e fundit të muajit qershor të këtij viti. Komisioni i Venecias ofron asistencë para ose pas zgjedhjeve gjatë të cilave merr pjesë në misione vëzhgimi të Asamblesë Paramentare të Këshillit të Evropës (PACE) dhe qëllimi i kësaj punëtorie është që të ndihmojë analizën paszgjedhore dhe të kontribuojë në forcimin e integritetit dhe funksionalitetit të proceseve zgjedhore në Kosovë.

    Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për pagesën e reth 130 personave të angazhuar si staf në Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike dhe stafit të angazhuar në tërheqjen e dërgesave postare në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025. Sipas vendimit,

    Po ashtu, KQZ mori vendim për shkatërrimin e materialit zgjedhor nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025. Sipas vendimit të KQZ-së, në mesin e materialeve që do t’i nënshtrohen shkatërrimit janë fletëvotimet, listat e votuesve, formularët e rezultateve të subjekteve dhe të kandidatëve, e të tjera. Materialet që janë pjesë e hetimit nga organet ligjzbatuese do të ruhen deri në përfundim të procedurave përkatëse.

    Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për plotësimin dhe ndryshimin e dy akteve nënligjore: Rregullores Zgjedhore nr. 03/2024 krijimi, konfirmimi dhe kudnërshtimi i listës votuese dhe Rregullores Zgjedhore nr. 10/2024 për fletëvotimet dhe broshurat.

    Në përfundim të rendit të ditës, KQZ miratoi kërkesën për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë. Z. Artan Asllani ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pasi është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës dhe në vend të tij emërohet kandidati i radhës, z. Qerim Gara.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark