Djali i Jakup Krasniqit: Albulena Haxhiun s’e votoj në asnjë formë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i Jakup Krasniqit: Albulena Haxhiun s’e votoj në asnjë formë

    Insajderi
    27 May 2025 - 18:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka bërë të ditur se nuk do ta votojë kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun, në asnjë formë – as me votim të hapur e as të mbyllur.

    Krasniqi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ deklaroi se vota e tij do të mbetet kundër, ndaj çdo kandidati apo kandidateje që sipas tij, është figurë përçarëse, shkruan Insajderi.

    Vendimet dhe qëndrimet e mia do të jenë gjithmonë të hapura, ashtu siç kanë qenë gjithmonë të hapura dhe jo të fshehta qëndrimet e babait tim”.

    Partia e parë, e cila sot kërkon konsensus, është po ajo që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit. Ndërroni kandidaten dhe propozoni një figurë që është e pranueshme për të gjithë, në mënyrë që të ecim përpara me krijimin e institucioneve”, tha Krasniqi.

    Tutje, ai u shpreh se çdo përpjekje për ta legjitimuar një proces, sipas tij, të paligjshëm, të ndërtuar mbi marrëveshje të fshehta me Listën Serbe dhe të paraqitur si konsensus i brendshëm, është mashtrim dhe cenim i demokracisë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark