Insajderi
Lajme

Pas gjysme dite marrje në pyetje për hajni, Peci shfaqet me jelekun e kuq që e vishte presidenti Rugova

Insajderi
27 May 2025 - 19:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas gjysme dite marrje në pyetje për hajni, Peci shfaqet me jelekun e kuq që e vishte presidenti Rugova
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri në detyrë i Bujqësisë dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Faton Peci, është liruar në procedurë të rregullt pas një intervistimi pesë orësh nga Njësia e Veçantë e Hetimeve në Policinë e Kosovës. Ai u intervistua në cilësinë e të dyshuarit në lidhje me rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore.

Pas lirimit avokati Tualand Hodaj, ka publikuar një foto me Faton Pecin.

Ajo çka tërhoqi vëmendjen është se ministri u shfaq me jelekun e kuq që e vishte presidenti Rugova.

Xhamadani i kuq njihet si simbol i veshjes se ish-presidentit Rugova.

Ndërsa Peci u shfaq me një të tillë pas intervistimit si i dyshuar.

Prokuroria Speciale ka zhvilluar një aksion të madh në disa lokacione lidhur me tenderin e dyshimte për dhënien me qera të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore.

Përpos Ministrisë së Bujqësisë, AUV dhe AZHB- bastisjet janë zhvilluar edhe tek lokacioni i kompanisë fituese të tenderit. Kompania “LIP KS & IT SH.P.K”, aksionar e së cilës është biznesmeni multimilioner nga Ferizaj, Naser Maloku i cili njihet për të kaluar të dyshimtë biznesore.

Në një deklarim për media, prokurori Admir Shala dha detaje shkurt.

“Siç e dini, Prokuroria Speciale e Kosovës ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Hetimi është duke u zhvilluar në lidhje me dyshimet për dhënien me qira të kësaj fabrike” – tha Shala.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark