
Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka tronditur ambientin e klubit me një deklaratë të fortë drejtuar sulmuesit të ri Alejandro Garnacho.
Sipas Fabrizio Romanos, gjatë një seance stërvitore në qendrën e trajnimit të klubit në Carrington, Amorim i ka dhënë një mesazh të qartë 20-vjeçarit në prani të të gjithë skuadrës.
“Ti më mirë të lutesh që të gjesh një klub që të nënshkruajë me ty”, citohet të ketë thënë Amorim, duke i bërë të qartë Garnachos se aventuara e tij te Manchester United ka përfunduar.
Ky mesazh vjen pas një periudhe tensionesh mes trajnerit dhe lojtarit, ku Garnacho ka qenë në qendër të kritikave për performancën e tij dhe sjelljen jashtë fushës.
Vëllai i Garnachos, Roberto, reagoi menjëherë në Instagram, duke thënë se i vëllai “ishte lënë jashtë në mënyrë të padrejtë” nga Amorim.