‘Guxo’ si rrallëherë del me reagim për Pecin: Prokurori i këtij rasti është ish-sekretar i forumit rinor të PDK’së në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Guxo’ si rrallëherë del me reagim për Pecin: Prokurori i këtij rasti është ish-sekretar i forumit rinor të PDK’së në Prizren

    Insajderi
    27 May 2025 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Subjekti politik ‘Guxo’, kryetar i së cilës është ministri në detyrë i Bujqësisë Faton Peci, ka dalë me një reagim pas intervistimit të këtij të fundit për hajni për disa orë rresht.

    Në reagimin e tyre pretendojnë se Prokuroria Speciale është bërë pjesë e “lojërave politike” dhe pretendojnë se prokurori i këtij rasti është ish-sekretar i forumit rinor të PDK’së në Prizren.

    “Partia Guxo shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me veprimet e fundit të Prokurorisë Speciale, e cila dukshëm po jep shenja se është bërë pjesë e lojërave politike duke vënë në shënjestër Ministrin më të suksesshëm të Qeverisë Kurti 2, z. Faton Peci.

    E gjithë kjo çështje merr një shije edhe më të hidhur kur kihet parasysh që krejt “rastësisht” prokurori i rastit të sajuar është ish-sekretar i Forumit Rinor të PDK-së në Prizren”, thuhet në shkrimin e tyre.

    “Partia Guxo qëndron fuqishëm përkrah Ministrit Peci dhe dënon çdo përpjekje për njollosjen e figurave të ndershme që punojnë për interesin publik. Këto sulme politike nuk do ta ndalin betejën tonë për një shtet të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark