Jeton dhe Nexhat Vllasaliu dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e Bedri Rexhepit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jeton dhe Nexhat Vllasaliu dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e Bedri Rexhepit

    Insajderi
    28 May 2025 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dënim të përjetshëm Jeton dhe Nexhat Vllasaliun, të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.

    Prezent në sallë kur iu është caktuar vendimi kanë qenë edhe familjarët e të ndjerit, të cilët e kanë përcjellë vendimin me duartrokitje.

    Kryetarja e trupit gjykues, Medie Bytyqi, ka thënë se ata janë fajtorë për dy vepra penale: vrasje e rëndë dhe dëmtim i varrezave apo kufomave.

    Sipas aktakuzës, Jeton Vllasaliu, më 08.04.2021, Bedri Rexhepin e dërgon në fshatin Vllasali, në shtëpinë e të pandehurit Nexhat Vllasaliu, pasi paraprakisht kishin planifikuar vrasjen e tij. Gjithnjë sipas aktakuzës, me të arritur te shtëpia e të pandehurit, Jeton Vllasaliu në mënyrë tinëzare e vret Bedri Rexhepin duke menduar që ky i fundit ka shumën e caktuar të parave.

    Sipas dosjes së Prokurorisë, pastaj veturën me të cilën Bedri Rexhepi kishte shkuar deri te shtëpia e të akuzuarve, Jeton Vllasaliu e kishte dërguar në arat e fshatit Shushicë, Janjevë. Pastaj, i pandehuri e kishte thirrur në telefon Nexhat Vllasaliun, i cili i kishte dalë në ndihmë, duke e marrë me veturën e tij personale nga vendi ku Jeton Vllasaliu kishte fshehur veturën e të ndjerit.

    Me këtë veprim, sipas dosjes së Prokurorisë, Nexhat Vllasaliu kishte ndihmuar në kryerjen e veprës penale. Me këto veprime të njëjtit akuzohen se kanë kryer veprën penale – vrasje e rëndë, si dhe veprën penale – dëmtim i varreve apo kufomave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark