Dhunohet një grua në Lipjan, policia e liron të dyshuarin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhunohet një grua në Lipjan, policia e liron të dyshuarin

    Insajderi
    28 May 2025 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast i rëndë ka ndodhur në Lipjan. Një femër ka raportuar në polici se është dhunuar nga një mashkull. Por, sipas raportit të policisë i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, shkruan Insajderi.

    Sipas njoftimit, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

    “DHUNIM Lipjan / 27.05.2025 – 05:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, shkruan në raport./ Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark