Gruaja e dizajnerit Festim Isufi, Rina Maloku, shihet duke hyrë në banesën ku jetonte me të ndjerin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruaja e dizajnerit Festim Isufi, Rina Maloku, shihet duke hyrë në banesën ku jetonte me të ndjerin

    Insajderi
    28 May 2025 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas më shumë se dy javësh nga vdekja tragjike e dizajnerit të njohur Festim Isufi, bashkëshortja e tij, Rina Maloku, është parë sot pranë banesës ku çifti jetonte bashkë.

    Sipas raportimit të Indeksonline, ajo ka shkuar për të marrë gjësende personale, kjo është hera e parë që ajo shfaqet publikisht që nga dita e varrimit, ku ishte e pranishme.

    Për herë të parë lidhur me rastin është deklaruar edhe vëllai i të ndjerit, i cili theksoi se familja nuk e fajëson Rinën për atë që ka ndodhur dhe se ajo vazhdon të jetë pjesë e familjes Isufi.

    “Na e dimë të vërtetën që ai më nuk jeton, janë duke u marrë Policia dhe Prokuroria dhe besoj që shumë shpejt del rezultati. Familja nuk e fajëson Rinën, as nuk e kemi fajësuar ndonjëherë sepse nuk e dimë çka ka ndodhur. Përderisa nuk ka diçka konkrete, ajo mbetet pjesë e familjes tonë”, tha ai për Kosova Today, duke shtuar se Rina ka bashkëpunuar me autoritetet dhe ka treguar gjithçka që di.

    Çfarë thuhej në raportin policor për vdekjen e Festim Isufit

    Sipas raportit zyrtar 24-orësh të Policisë së Kosovës, dizenjatori Festim Isufi dyshohej se fillimisht kishte therur me thikë bashkëshorten e tij, Rina Maloku-Isufi, e cila kishte mbijetuar dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

    Më pas, sipas raportit, Isufi kishte përdorur të njëjtin mjet të mprehtë për të goditur veten, duke i shkaktuar vetes plagë fatale që çuan në vdekjen e tij.

    “Në raportin e Policisë së Kosovës thuhej: ‘Është raportuar se i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se fillimisht ka therur me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka goditur veten. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe njësia e Emergjencës, ku është konstatuar vdekja e tij.’”, thuhej në raport.

    Çfarë dihet deri tani

    Burime të sigurta të Insajderit kanë bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy thika – njëra në dorën e Rinës dhe tjetra pranë këmbës së majtë të viktimës. Po ashtu, Rina Maloku-Isufi është parë me një thikë në dorë edhe në momentin kur ka kërkuar ndihmë në një ordinancë mjekësore pranë banesës.

    Raporti i autopsisë, tashmë i dorëzuar Prokurorisë, tregon se viktima kishte shtatë plagë në trup, të gjitha të shkaktuara në zonën e qafës dhe fytit. Pesë prej tyre janë klasifikuar si të lehta, ndërsa dy janë vlerësuar si plagë fatale që i morën jetën.

    Ndërkohë, nga familja kanë deklaruar se ende nuk e kanë pranuar raportin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark