Rohde: Asociacioni është detyrë shtëpie e Kosovës, nëse s’bëhet ka çmim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rohde: Asociacioni është detyrë shtëpie e Kosovës, nëse s’bëhet ka çmim

    Insajderi
    28 May 2025 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka folur lidhur me formimin e Asociacionit.

    Ai deklaroi se rreziqet janë minimale që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të jetë një Republikë Srpska.

    Ai tha se si Asociacioni si çështja e tokës së Manastirit të Deçanit janë nënkuptuar si kompromise që Kosova duhet t’i bëjë në raport me Serbinë, por ai thotë se kjo s’qëndron,.

    “Këto nuk janë kompromis. Janë detyra shtëpie. Janë detyra shtëpie për Kosovën që është dashur të bëhen. Dhe nëse nuk bëhen, ka një çmim që duhet paguar”.

    “Dhe unë kam qenë në Deçan me ambasadorë pesë herë, e di, njëzet ambasadorë. Kemi bërë demarshe, dhe ajo (çështja) u krye ditën e fundit, vitin e kaluar në Këshillin e Europës, në një mënyrë që nuk e rriti besimin se u bë për arsye të sundimit të ligjit, por thjesht për përvojë politike”.

    Rohde tha se Kosova duhet ta përmirësojë  besimin dhe pastaj të ecë përpara.

    “Dhe po e përsëris, detyrat e shtëpisë janë ndryshe nga kompromiset me Serbinë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark