Insajderi
Lajme

Shqiptari i kërkuar për trafik droge arrestohet në Belgjikë/Emri

Insajderi
28 May 2025 - 12:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shqiptari i kërkuar për trafik droge arrestohet në Belgjikë/Emri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

44-vjeçari shqiptar i cili akuzohet se pjesë e grupit të fuqishëm kriminal me bazë në Durrës që u godit nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato italiane ku u lëshuan 52 urdhër arreste, është arrestuar në Belgjikë.

Aliu akuzohet nga Prokuroria e Barit për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike dhe u arrestua në kuadër të operacionit “Ura”.

Në njoftim thuhet se Prokuroria e Barit, në vitin 2025, i ka caktuar Gertin Aliut masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark