
Një punëtor i kompanisë “Power ing Construction” ka pësuar lëndime të rënda gjatë punës në lagjen “Kroi i Vitakut” në Mitrovicën e Veriut. Derisa ishte duke vendosur shtylla betoni, njëra prej tyre ka rrëshqitur dhe e ka goditur në këmbë, raporton Insajderi.
Ai është dërguar në spital ku si pasojë e goditjes ka pësuar frakturë të jashtme
Punëtori është i kompanisë “Power ing Construction” që si aktivitet kryesor e ka “Telekomunikimin kabllor”. Sipas ARBK’së pronari i kësaj kompanisë është Isuf Zhegrova.
Vetë Zhegrova e ka minimizuar rastin duke thënë se punëtori “vetëm ka lënduar pak gishtin e këmbës”.
“S’ka kurrfarë lëndimi serioz. Gishti i këmbës është lënduar pak dhe është mjekuar. Tashmë ndodhet në shtëpi”, tha Zhegrova për Insajderin, duke shtuar se punëtori ka qenë i pajisur me të gjitha pajisjet mbrojtëse të nevojshme.
Policia e Kosovës dhe Inspektorati i Punës kanë dal në vendin e ngjarjes.
Në raportin e policisë thuhet se rasti është duke u hetuar.
Detaje nga raporti:
Mitrovicë Veri / 27.05.2025 – 13:43. Raportohet se derisa ishte duke punuar në një firmë private, viktima është lënduar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Në vendngjarje përveç njësive policore kanë dalë edhe inspektorët e punës. Rasti po hetohet nga njësitet relevante policore.